Paçarada dhe Sylejmani ftohen për Shqipërinë U-21

Sporti

Paçarada dhe Sylejmani ftohen për Shqipërinë U-21

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:17

Mbrojtësi kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, anëtar i skuadrës së Bundesliga II, Sandhausen, është ftuar në kombëtaren e Shqipërisë U-21. Përveç tij është ftuar edhe futbollisti i akademisë dhe ekipit të parë të Hannoverit, Valmir Sylejmani, për ndeshjen miqësore me Rumaninë U-21, e cila zhvillohet me 8 tetor. Paçarada debutoi për Kosovën kundër Omanit, kur fituan me 1:0, ndërsa për Sylejmanin është një aventurë e re. Trajneri i Shqipërisë U-21, Skënder Gega, tha: “Kjo ndeshje do të jetë një test mjaft i mirë për shumë lojtarë që për herë të parë veshin fanellën e ekipit kombëtar. Shpresoj që të gjithë të japin më të mirën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat