Xherdan e Erdin Shaqiri, çfarë ftese kanë bërë për FFK-në?

Sporti

Xherdan e Erdin Shaqiri, çfarë ftese kanë bërë për FFK-në?

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:58

KE i FFK-së është duke shqyrtuar mundësitë që sipas një programi të përzgjedhësit Albert Bunjaku të bëhet grumbulli i përfaqësueses së Kosovës në një kamp stërvitor në Zvicër. Në këtë drejtim do të shikohen mundësi për ndonjë ndeshje kontrolluese. Në këtë drejtim vëllëzërit Xherdan e Erdin Shaqiri, kanë bërë një ftesë për FFK-në që nëse bëhet grumbullimi i përfaqësueses të mundësojnë një ndeshje kontrolluese në Will të Zvicrës edhe ate në vigjile të inagurimit të stadiumit të ri të këtij qyteti. Xherdan e Erdin Shaqiri, çfarë ftese kanë bërë për FFK-në?
KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së analizojë rrjedhën e deritashme të garave dhe konstatoi se garat kanë pasur një rrjedhë të mirë dhe me tendencë të rritjes së shikueshmërisë hiq incidentin në ndeshjen Trepça-Prishtina dhe Prishtina-Vëllaznimi. KE me kujdes ka debatuar për këto ndeshje duke dënuar ashpër incidentet dhe shkaktarët e tyre, sepse si të tilla dëmtojnë imazhin e futbollit të Kosovës dhe rrugën drejt ndërkombëtarizimit. Në këtë drejtin KE ka kërkuar nga të gjitha organet dhe komisionet relevante të FFK-së që me përpikëri të zbatohen të gjitha aktet normative të FFK-së. Po ashtu KE u bënë thirrje klubeve që të shtojnë nivelin e organizimit si dhe të bashkëbisedojnë me grupet e tyre të tifozëve, në mënyrë që të mënjanohen dukuritë dhe incidentet e tilla të cilat e dëmtojnë klubin dhe interesat e tyre. KE thërret grupet e tifozëve që të jenë në funksion të misioni të tyre duke bërë tifo për skuadrat e tyre duke respektuar kodin e mirësjelljes në frymë sportive e fair-playt për të mirën e interesit të klubeve dhe të futbollit në përgjithësi. Nga policia e Kosovës, Prokuroria e shtetit dhe gjykatat e Kosovës, KE kërkon që të zbatojë Kodin penal të Kosovës, veçmas nenin 412, i cili flet qartë dhe sanksionon të gjithë pjesëmarrësit në turmë që kryejnë vepra penale të huliganizmit dhe organizatorëve të tyre, me qëllim që të pengohen vepra të tilla në stadiumet e futbollit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat