Nushi në Winterthur

Sporti

Nushi në Winterthur

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:37


Anëtari i kombëtares së Kosovës, Kristian Nushi, do ta vazhdojë karrierën në ekipin e Winterthurit, anëtar i Ligës së Dytë të Zvicrës (Challenge League) . Sipas portalit zviceran, “Blick”, mesfushori shqiptar ka gjetur një klub të ri, duke u larguar nga skuadra e St. Gallenit. Ai me ekipin e ri ka nënshkruan deri në fund të vitit. Winterthur është në vendin të dytë me 19 pikë ose ka pesë më pak se kryesuesi, Wohlen pas dhjetë javë të zhvilluara. Futbollisti gjatë verës pritej të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , por nuk iu realizua ky qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat