Nadal me lehtësi në të tetën e finales

Sporti

Nadal me lehtësi në të tetën e finales

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:09

Spanjolli Rafael Nadal me lehtësi eliminoi francezin Richard Gasquet, duke e mundur me rezultat 2:0 (në sete 6:4, 6:0), në turneun e tenisit që po zhvillohet në Kinë. Nadal u kthye me sukses pas lëndimit, i cili në setin e parë hasi në rezistencë të dukshëm të rivalit, por fitoi me rezultat 6:4. Në setin e dytë, Nadal në saje të teknikës së përsosur por edhe të përvojës e shkatërroi në set me 6:0 francezin dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 u kualifikua në të tetën e finales. Ai tashmë për rival ka gjermanin Peter Gojowczyk, i cili befasoi kroatin Ivo Karloviç, duke e mposhtur me 2:1 (në sete 6:4, 2:6, 7:5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat