Benitez i del në krahë Higuainit!

Sporti

Benitez i del në krahë Higuainit!

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 13:32

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, nuk është në ritmin e tij ashtu si mundet dhe di të shënojë gola. Higuain që luan për Napolin është pritur të jetë shumë më produktiv në repartin sulmues, por duket se nuk i ka edhe ditët e tija. Shterpësinë e futbollistit sado kudo është shqetësuese, megjithatë, trajnerin Rafael Benitez, i del në krahë, duke thënë: “Higuain nuk ka shënuar ende në Serie A, por ai mund ta bëjë diferencën edhe me një asistim. E dimë se në skuadër kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë gola”. Benitez pret shpërthimin e futbollistit në sfidat e ardhshme dhe të marshojnë drejt pjesës së lartë me ekip në Serie A. Napoli mban vendin e tetë me 7 pikë në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat