“Zonjën e Vjetër” e pret ‘furtuna’ në Madrid

Sporti

“Zonjën e Vjetër” e pret ‘furtuna’ në Madrid

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:37

Futbollistët e Atletico Madridit janë të bindur se do ta fitojnë tre pikë në ballafaqim me Juventusin, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit A në Champions League. Juanfran, që luan në pozicionin e mbrojtësit është optimistë se të tria pikët do të mbesin në Madrid dhe njëherësh paralajmëron edhe ‘furtunë’ për “Zonjën e Vjetër”. Atletico në start ishte mundur me 3:2 si mysafir nga Olympiacosi, ndërsa Juventusi në Torino pati triumfuar me 2:0 ndaj Malmos nga Suedia. “Njerëzit që do të vijnë në stadium, do të shikojnë një ndeshje të luftuar por edhe të bukur. Festa për fitoren e fundjavës nuk zgjati shumë, sepse tani kemi përpara një sfidë shumë të vështirë kundër Juventusit dhe ne dëshirojmë të fitojmë. Nuk mund të dështojmë sërish, pasi me një tjetër humbje kualifikimi në fazën tjetër mund të rezultojë i vështirë”, tha Juanfran. Futbollisti ka fjalë të mira për Koken por edhe për italianin Cerci. “Koke është një lojtar fantastik, sepse na transmeton forcë dhe energji. Koke është e tashmja dhe e ardhmja e Atleticos. Cerci? Ka cilësi të mëdha si lojtar dhe jam i bindur se për ne do të rezultojë një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë mbrojtësi i Atleticos. Juanfran kërkon që Juve të zbresë më përbërjen më të mirë dhe t’i mposhtin! “Dëshiroj që ata të zbresin në fushë me skuadrën e plotë. Janë një prej klubeve më të mirë në Evropë dhe kanë në grupin e tyre një portier të jashtëzakonshëm. Të mos harrojmë Tevez por edhe Moratan e Llorenten. Njerëzit që do të vijnë në stadium, do të shikojnë një ndeshje të luftuar por edhe të bukur”, ka thënë Juanfran. Ballafaqimi luhet nesër në Madrid dhe fillon në orën 20.45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat