Krasniqi reagon: Kush po thotë që i kam akuzuar ‘Plisat’?

Sporti

Krasniqi reagon: Kush po thotë që i kam akuzuar ‘Plisat’?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:23

Kapiteni i klubit të futbollit Prishtina, Driton Krasniqi, është tejet i pezmatuar në një portal vendorë, ku e ka lakuar emrin e tij, se kinse ka deklaruar kundër tifozëve të klubit të tij, ‘Plisat’. Futbollisti tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se as që ka folur për ‘Plisat’ dhe as që i ka akuzuar, por sipas tij këta tifozë janë më të mirë që se kanë shoqin në vend. “E lexova në një portal se kinse unë kam akuzuar ‘Plisat’, por kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk i kam akuzuar ‘Plisat’ për ata që ka ndodhur në Mitrovicë dhe nuk kishte me qenë mirë në emër të dikujt me shkruar çfarë të duan dhe për dëshirë të dikujt tjetër që i futet në llogari për interesat e veta. Gjithçka ka qenë e organizuar mi sulmuar ‘Plisat’ , ku më së miri faktohet edhe koktej molotovi i hedhur në fushë. Dhe deshi Zoti nuk u lënduar askush dhe nuk pësojë më rëndë, kjo ishte një fat i madh për të gjithë që ishin të pranishëm në stadium”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat