“Djajve të Kuq” iu mungon Champions League

Sporti

“Djajve të Kuq” iu mungon Champions League

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 11:14


Manchester Utd po e ndien në shpirt që nuk janë pjesë e garës më prestigjioze, Champions League. Drejtuesit e kësaj skuadre janë më së optimistë se gabimi që u bë në edicionin e kaluar nuk do të ndodhë në kampionatin e sivjetshëm dhe besojnë se do të janë në pjesën e garave të ardhshme në Champions. Edhe futbollistët shpresojnë se do të gjejnë rrugën por synojnë edhe më tepër, të luftojnë edhe për kreun e renditjes në Premier League. Manchester Utd pavarësisht shpenzimeve të çmendura në afatin kalimtar të verës, ku harxhuan 192 milionë euro për të sjellë në Old Trafford lojtarë të tillë, si: Angel Di Maria, Radamel Falcao, Ander Herrera, Marcos Rojo, Luke Shaw apo edhe Daley Blind, me në krye trajnerin Louis Van Gaal nuk kanë arritur t’i bëjnë një nisje të mirë Premier Leagues, ku tashmë mbajnë vendin 7-të në renditje me 8 pikë pas 6-të javëve. Sulmuesi Robin van Persie, tha se imperativ është rikthimi në Champions. “Të rikthehemi në Champions League ky është objektivi ynë për këtë sezon. Nëse shikon lojtarët që kemi në përbërje, skuadrën, tifozët, por edhe stadiumin është më se normale që Manchester Utd të jetë mes katër ekipeve të para në Premier League. Këtë sezon kemi në skuadër një trajner të madh por edhe tifozët po na mbështesin shumë dhe kur të gjithë këto faktorë mblidhen së bashku është e paimagjinueshme ta mendosh se ne nuk do të shkojmë sërish në Champions League. Pavarësisht nisjes së sezonit unë mendoj se gjërat janë në rregull për ne për t’u rikthyer të luajmë me skuadrat më të mira të kontinentit”, tha Van Persie. Shqetësimit te skuadra e “Djajve të Kuq” është edhe mbrojtja e dobët. “Kemi në ekip lojtarë me të vërtetë të frikshëm në aspektin individual, por momentalisht po përpiqemi të përshtatemi sa më mirë si skuadër. Fitorja 4:0 ndaj QPR-së na ka ndihmuar disi në këtë aspekt, ndërsa sa i përket humbjes 5:3 nga Leicester unë mendoj se ishte vetëm një moment negativ i yni. Fundjavën që sapo lamë pas fituam 2:1 ndaj West Ham, sukses ky që na jep besim se mund ti bëjmë gjërat mirë në këtë sezon”, thotë Van Persie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat