B. Berlusconi: Futbolli italian duhet të ndryshojë

Sporti

B. Berlusconi: Futbolli italian duhet të ndryshojë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 00:25

“Problemi kryesor i futbollit tonë janë grindjet".

Barbara Berlusconi hyn në sparkatë kundër futbollit italian. Në intervistën e saj të fundit Lady B, nuk i kursen kritikat ndërsa shprehet:

“Problemi kryesor i futbollit tonë janë grindjet. Operatorët duhet ta shqetësohen si ta promovojnë në Europë dhe në Botë, por humbasin kohë duke u grindur dhe përçarë”.

Sipas Barbara Berlusconit modeli për t’u ndjekur është Gjermania, një ide që e ilustron dhe me shembull

“Kur në vitin 2000 Gjermania mbeti e zhgënjyer nga një Europian i dështuar, ishte në gjendje të ndryshonte qeverisjen, rregullat, njerëzit , stadiumet dhe llogaritë dhe jo vetëm në aspektin e kombëtares por të të gjithë klubeve. Mendoj se problemi ynë është në miniaturë ai që po i ndodh Italisë në kompleks, ai i një vendi që nuk do të rinovohet. Madje në futboll më duket se dëshira për të qëndruar ngjitur pas poltronave i paraprin nevojës për ndryshim”.

Problemet e Italisë janë dhe problemet e Milanit, dhe Barbara Berlusconi që të enjten e kaluar u takua me presidentin e Interit Erick Thohir për të folur për problematikën e stadiumit “San Siro”, jep mendimin e saj në lidhje me impiantin milanez

“San Siro është një stadium i mrekullueshëm, ku është historia dhe epoka e Milan dhe Inter, por sot nuk mjafton më. Stadiumet kanë nevojë për shërbime të ndryshme dhe infrestruktura të shumëllojshme për të qëndruar hapur 7 ditë në 7, dhe jo vetëm në ditën e ndeshjes. Por sot në Itali vështirësitë janë të shumta, duke filluar nga mbështetja ekonomike nga ana e shtetit dhe pushtetit lokal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat