Rudi Garcia: Roma nuk ka asgjë për të humbur

Sporti

Rudi Garcia: Roma nuk ka asgjë për të humbur

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 23:58

Sipas trajnerit francez kryeqytetasit në prag të një sfide të tillë nuk kanë mbi supe të njëjtin presion si Manchester City.

Rudi Garcia karikon Romën në prag të një transferte shumë të vështirë sic është ajo e City of Manchester Stadium ku skuadra verdhekuqe do të sfidojë kampionët e Anglisë. Sipas trajnerit francez kryeqytetasit në prag të një sfide të tillë nuk kanë mbi supe të njëjtin presion si Manchester City pasi e kanë nisur me një fitore Champions Leaguen, aq më tepër që përpara hedhjes së shortit Roma ishte skuadra më pak favorite për të kaluar grupin E.

“ Ne dolëm me tre pikë nga ndeshja me Cska e Moskës, duke i bërë një nisje të mirë kompeticionit dhe tashmë këto tre pikë na japin mundësinë të luajmë pa presion. Përpara hedhjes së shortit ishte e shkruar që kjo ndeshje ishte e humbur për ne, por në të vërtetë nuk është kështu. Këtë të Martë ne kemi shumë për të fituar ndërsa ata mund të humbasin jo pak. Kur u hodh shorti ishim në vazon e katërt e përkthyer me pak fjalë skuadra që kishte më pak shanse për të avancuar më tej, sidomos kur përballë nesh u vendosën kampionët e Anglisë dhe të Gjermanisë. Gjithsesi ky fakt na ka motivuar më shumë dhe na ka dhënë forcë për të zhvilluar ndeshje të mira”.

Më pas Garcia analizoi Manchester City-in e Manuel Pellegrini ndërsa theksoi se për momentin nuk e mendon një rezultat negativ.

“ City e bazon forcën e saj te mbjatja e topit. Të shohim se cdo të bëjnë përballë nesh. Skuadrës time nuk i mbetet gjë tjetër vecse të jetë e aftë ti përgjigjet asaj që do të bëjë Manchesteri. Duhet të tregohemi të zotë si në fazën mbrojtse ashtu edhe në atë sulmuese për të shfrytëzuar më pas ndonjë gabim të City-it. Mundësinë e një rezultati negativ përballë tyre as që dua ta coj nëpër mend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat