Supergol i Sadikut, shënon edhe Cikalleshi

Sporti

Supergol i Sadikut, shënon edhe Cikalleshi

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 23:38

Cikalleshi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 82-të te RNK Split, ky ishte edhe goli i tretë për ish sulmuesin e Kukësit në kampionatin kroat.

Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Rnk Split në kampionatin kroat. Pas dopietës që realizoi disa ditë më parë ndaj Lokomotiv Zagreb sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sërish përcakues për skuadrën e tij, pasi realizoi golin që vuri kapak takimit në fitoren e Rnk Split 3-0 ndaj Zadarit.

Cikalleshi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 82-të, ky ishte edhe goli i tretë për ish sulmuesin e Kukësit në kampionatin kroat. Por në ndeshjet e ditës së Hënë nuk shkëlqeu vetëm Cikaleshi por edhe Loret Sadiku. Futbollisti i kombëtares së Kosovës imitoi Roberto Carlosin në ditët e tij më të mira në ndeshjen që skuadra e tij Mersin fitoi 2-0 në transfertë Karademir Karabukspor. Në minutën e 29-të Sadiku zhbllokoi sfidën teksa realizoi një gol për manual futbolli me një goditje të mrekullueshme nga një pozicion shumë i prirët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat