Udinese, forca e tretë në Serinë A

Sporti

Udinese, forca e tretë në Serinë A

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 21:10

Fitore spektakolare e Udineses, e cila tashmë e sheh veten si ndjekëse të Juventusit dhe Romës në renditje.

Tre ndeshje në shtëpi dhe tre fitore për Udinesen, këtë herë në mënyrë spektakolare, me një Di Natale si gjithmonë të uritur përpara portës e një Heurtaux spektakolar, që realizoi një gol për manual futbolli në suksesin 4-2 të bardhezinjve. Stramacioni nuk shquhet për një trajner mbrojtës dhe Parma gjithashtu është një ndër ato skuadra që e “duan” golin, për pasojë takimi në “Friuli” u bë që në fillim spektakolar, me Maurin, që kaloi përpara emilianët në të 21-tën.

Megjithatë të kesh Di Natalen si kundërshtar nuk është asnjëherë një kënaqësi, arsyeja është e thjeshtë, Toto gjen gjithmonë mënyrën sesi të shënojë, sic bëri në fakt dhe në të 28-tën, kur riktheu barazpeshën.

Një gol ishte shumë pak për të shuar oreksin e sulmuesi friulan, që shënoi dhe të dytin në të 45-tën. Cassano nuk pranoi të rrinte më në hije dhe në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë realizoi nga pika e bardhë me një parabël të “ëmbël” golin e 2-2. Finalizimi më i bukur i mbrëmjes por dhe i javës erdhi megjithatë në pjesën e dytë, kur Heurtaux shënoi me roveshatë, një ndër ato gola, që ja vlen të cilëson si magjepsës e të rrallë në llojin e tyre.

Nga Parma pritej përgjigja por kartoni i kuq i Acquah i prishi punëverdhebluve që pësuan dhe golin e 4-tërt nga Therau. Fitore spektakolare e Udineses, e cila tashmë e sheh veten si ndjekëse të Juventusit dhe Romës në renditje. Një përrallë e bukur por dhe e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat