Blanc: Vajton Ibrahimoviçin, por si trembet Barcelonës!

Sporti

Blanc: Vajton Ibrahimoviçin, por si trembet Barcelonës!

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:52


Kampioni francez, PSG-j, para shikuesve të vet sonte (në orën 20.45) ka sfidë shumë të vështirë, ku ndeshen me Barcelonën, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E në Champions League në futboll. Futbollistët parisien shpresojnë se do të ia dalin, sepse janë skuadër e papërshtatshëm për gjigantin katalunas. Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, tha se do të jetë tepër vështirë, kur kihet parasysh se sulmuesi kryesor, Zlatan Ibrahimoviç, ende nuk është riaftësuar si duhet! Trajneri parisien vajton Ibrën! “Ibra ka ende dhimbje dhe ne prej ditësh e kemi përgatitur këtë sfidë duke mos e marrë parasysh atë. Ibrahimoviç do të jetë një mungesë e madhe për ne por nuk mund të nisim e të qajmë pasi në skuadër kemi të tjerë sulmues të mëdhenj që mund ta vënë në vështirësi mbrojtjen e Barcelonës”, tha Blanc. Parisienët në hapje në Amsterdam patën barazuar 1:1 ndaj Ajax-it. Blanc është kritikuar jo pak për nisjen jo të mirë që i ka bërë skuadra e tij sezonit në kampionatin francez, por ky fakt nuk e shqetëson aspak. Blanc tha se skuadra e tij nuk do të zbresë në fushë me qëllimin e vetëm për të dalë me një rezultat pozitiv nga sfida e “Parc des Princes”, por do të përpiqet të zhvillojë edhe një futboll të bukur. “Nuk do të jetë e lehtë por PSG do të rikthehet të luajë bukur, edhe pse për këtë na nevojitet ende kohë. Barcelona gjithmonë më ka pëlqyer për mënyrën sesi luan futboll, dhe për do të ishte diçka shumë e bukur të luanim mirë ndaj tyre. Gjithsesi duhet të dimë se si të sillemi në fushë në mënyrë që të kemi mundësi ta fitojmë ndeshjen”, tha Blanc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat