Kush po fshihet pas tifozëve?

Sporti

Kush po fshihet pas tifozëve?

Nga: Shkruan: Fadil Beqiraj Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:49

Reagimet sportive

Ndeshja e javës së shtatë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll në mes Trepçës dhe Prishtinës, është ndërprerë në minutën e 21-të. Kush po fshihet pas tifozëve? Pse pikërisht u dashtë Mitrovica të bëhet një skenar i tillë? Kënd po e pengon futbolli i Kosovës? Dy ekipet më të vjetra dhe më të suksesshme të futbollit tonë, Trepça dhe Prishtina, japin një imazh të keq përmes shikuesve se si po zhvillohet futbolli!!! Është për të ardhur keq, dhe për të qarë me lot, se në duart e kujt kanë rënë këto dy skuadra, të atyre njerëzve që nuk dinë se ç’është futbolli dhe si duhet menaxhuar një skuadër e futbollit siç është Trepça apo Prishtina. Këta njerëz kanë gjet një metodë për të mbuluar dështimet e tyre e të fshihen pas tifozëve duke bërë skenar të tillë si në ndeshjen e të dielës por, siç shihet nuk kanë përvojë dhe nuk dinë as skenar për të bërë, sepse nuk janë të aftë as për këtë punë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat