Për ngritjen e klubit të Vëllaznimit

Sporti

Për ngritjen e klubit të Vëllaznimit

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 17:51

Gjatë takimit të sotëm të kryetares së Komunës së Gjakovës, me ish-futbollistin e mirënjohur gjerman, Klaus TopMöller dhe përfaqësuesit nga Diaspora , u diskutua për rëndësinë e sportit dhe veçanërisht futbollit në qytetin e Gjakovës. Futbolli ka pasur gjithmonë një rëndësi të veçantë në Gjakovë dhekKlubi i Vëllaznimit ndër vite është cilësuar ndër klubet më të mira të Kosovës. TopMöller gjatë takimit shprehi rëndësinë e futbollit për gjeneratat e reja dhe ndikimin në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi. Ai gjithashtu, shprehi interesim për komunën e Gjakovës dhe klubin e Vëllaznimit për të kontribuar më tutje në zhvillimin profesional të këtij klubi. Komuna e Gjakovës shprehet e hapur ndaj vullnetit të mirë për zhvillimin e sportit dhe inkurajon më tutje që të prezantohen idetë dhe kërkesat për zhvillimin e klubit tek Kryesia në mënyrë që të gjenden interesit e përbashkëta për ngritjen e klubit të Vëllaznimit. Kryetarja informoi TopMöller që klubi i Vëllaznimit dhe stadiumi i futbollit janë dy entitete të ndara, dhe interesimi për investime në rregullimin e këtij stadiumi bëhet konform ligjit dhe Partneritetit Publiko-Privat. Më tutje kryetarja theksoi që mirëpret investimet e huaja dhe lokale në Klubin e Vëllaznimit dhe të stadiumit për zhvillimin e sportit dhe aktivizimin e rinisë në aktivitete sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat