Kosova para Maltës!

Sporti

Kosova para Maltës!

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 17:05

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong (femrat) bëri lojëra solide në Kampionatin Evropian në pingpong. Kosova (me përbërje: Vlona Maloku, Linda Zeqiri dhe Amare Janjeva) garoi ne Divizionin Standard dhe zuri vendin e 4-të pas Belgjikës, Izraelit dhe Malit te Zi dhe duke lëne pas Maltën ne pozitën e 5-të. Lojtarja më e suksesshme e Kosovës ishte Vlona Maloku, duke shënuar tri fitore, ndërsa Linda dhe Amarja shënuan nga 1 fitore. Në finalen e Arenës Sportive ‘MEO’ në Lisbonë, u zhvillua finalja. Portugalia për herë të parë në historinë e pingpongut, në konkurrencën e meshkujve, fitoi medaljen dhe të artën. Portugalia në finale fitoi me rezultat 3:1 kundër kampionit të gjashtëfishtë të Evropës, Gjermanisë. Në konkurrencën e femrave, Gjermania mbrojti titullin, duke mundur me rezultat 3:0 Austrinë. “Gjate mbajtjes se kampionatit, u organizuan edhe shumë takime tjera të rëndësishme të strukturave të ETTU-së, si Kongresi vjetor dhe takimet e Bordit Ekzekutiv të ETTU-së, i cili edhe përzgjodhi përbërjet e reja të Komisioneve të ETTU-së, ndër të cilat edhe dy përfaqësues nga Federata e Pingpongut e Kosovës, Nehat Çitaku dhe Jeton Beqiri”, thuhet në njoftimin e Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat