“Venera”, fitues i turneut

Sporti

“Venera”, fitues i turneut

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2014 Në ora: 15:22

Ekipi “Venera.Com” nga Mogilla, është fitues i turneut përkujtimor në futboll të vogël “Gursel e Bajram Sylejmani”. Turneu u organizua në Viti për nder të dy Dëshmorëve të Lirisë. Gurseli e Bajrami kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u vranë në mbrojtje të atdheut në vitin 1998 nga forcat serbo-çetnike serbe. Turneu u organizua nga KK e Vitisë dhe Drejtoria për Kulturë Rini e Sport. Turneu ishte më rivalitet të madh, por edhe zgjojë kureshtjen e shikuesve, të cilët panë disa lojëra cilësore. Në finale u takua ekipi “Venera” me “Vizionin” nga Sllatina e Epërme dhe pas një loje mjaft të mirë triumfoi “Venera” me rezultat bindës 4:1. Lojtari më i mirë u shpall: Narcis Alibegu (‘Venera Com’), shënuesi më i mirë Adnan Hasani (KF Vitia) me gjithsej 16 gola dhe portieri më i mirë: Leotrim Ahmeti. Në përgjithësi lojtarët e “Venerës” u treguan më kompakt sidomos në finale, kur funksionuan në të gjitha repartet dhe ia dolën të ngadhënjejnë, ndërsa “Vizioni” nuk ishte në ditën e tyre dhe pësuan humbje. Klubet nderuan në mënyrën më të mirë Dëshmorët e Lirisë, vëllezërit Gurselin e Bajramin. Sipas Diell Sylejmanit, turneu ishte në shkallën më të mirë të organizimit, ndërsa pjesëmarrja ishte e madhe e ekipeve. “Ekipet treguan lojëra të mira e me rivalitet. Në përgjithësi jemi të kënaqur me rrjedhën e turneut dhe pjesëmarrjen e ekipeve. I falënderojmë të gjitha klubet, pjesëmarrësit tjerë që nderuan Dëshmorët e Lirisë”, tha Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat