Bayerni në Moskë për ta shkatërruar CSKA-n!

Sporti

Bayerni në Moskë për ta shkatërruar CSKA-n!

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 13:36

Kampioni gjerman, Bayerni nga Munihu, ka udhëtuar në Moskë, vetëm për fitore ndaj skuadrës ruse, CSKA, në takimin e xhiros së dytë të grupit E në Champions League. Për dallim nga takimet tjera, kjo sfidë do të zhvillohet në orën 18.00 (të martën, me 30 shtator), ndërsa futbollistët bavarezë janë të motivuar për fitore. Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, është optimist se do të shënojnë fitore. “Kemi respekt të madh për CSKA-n. Ata kanë ekip kualitativ, por normalisht se synimi ynë janë tre pikët. Do të dhurojmë gjithçka nga vetja, sepse në Champions luajnë vetëm skuadrat e forta”, tha Lewandowski, i cili shpreson në tre pikë të reja t’i importojnë nga stadiumin “Arena Khimki”. Bayern në hapje si vendas mundi me 1:0 Manchester Cityn, ndërsa tashmë synon ta shkatërrojë ekipin rus, e cila në hapje ishte demoluar me 5:1 nga Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat