Dështuam...

Sporti

Dështuam...

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 11:22

Një periudhë që kaloi në Barcelonë dot nuk do ta harrojë sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Ai kujton periudhën jo të mirë te katalunasit për të dhe ka hedhur kritika në adresë të-ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, ku sot drejton Bayernin nga Munihu. Sipas tij, taktika e Guardiolës e vitit 2009-2010 ka qenë shkaktarë që Barcelona nuk e fitojë titullin e Champions League! “Ne kishim skuadrën më të mirë në botë. Por, dështuam ta fitojmë Champions League shkaku i vendimeve të dikujt. Mirëpo, këto gjëra ndodhin dhe ju duhet t'i harroni sot. Megjithatë, unë kam pasur momente të mrekullueshme tek Barcelona”, tha Ibra, aktualisht anëtar i kampionit francez, PSG-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat