Pse ndihet keq Rooney?

Sporti

Pse ndihet keq Rooney?

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 11:13


Sulmuesi i Manchester Utd, Wayne Rooney, nuk e ndjen veten tashmë mirë, për faktin se është ndëshkuar me karton të kuq në ballafaqimin e të shtunës kundër West Ham-it. Manchester Utd e fitoi përballjen me rezultat 2:1, ndërsa Rooney u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59-të për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj futbollistit Stewart Downing. Rooney kërkon falje për kartonin e kuq dhe tha se qëllimi nuk ka qenë të bëjë një ndërhyrje të tillë. Rooney:”Mendoj se mora atë që meritova. Pashë që skuadra e West Ham po iu drejtohej portës me një kundërzbritje të shpejt dhe mendova ta ndaloj atë. Nuk ishte e qëllimit ndërhyrja ime. Doja vetëm të ndalja veprimin. Kërkoj falje për kartonin tim të kuq. Mendoj se të gjithë e kuptuan në fund se unë isha fajtori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat