Nuk na duhet dhuna

Sporti

Nuk na duhet dhuna

Nga: Shkruan: Alban Rexhepi Më: 29 shtator 2014 Në ora: 11:04

Reagimet sportive

Futbollit të Kosovës tash i duhet cilësia, organizimi më i mirë dhe përmirësimi edhe më shumë i infrastrukturës sportive. Sportit tonë i duhet investime dhe assesi dhuna nëpër stadiume. Ndeshja Trepça-Prishtina, derbi i rivalëve të vjetër në futboll, është ndërprerë në minutën e 21-të, pasi tifozët futen në fushë, pa paragjykuar se kush ishte fajtori, nuk na duhet dhunë, por duhet të jemi sa më energjikë në bërjen e lojës sa më të mirë. Ndërprerja e ndeshjes në Mitrovicë sigurisht se i qet hije të keqe futbollit, por duhet në të ardhmen të punojmë edhe më shumë që mos të kemi probleme të tilla. Ndërprerja e kësaj ndeshje deshëm apo nuk deshëm i ka qitur hije të keqe kësaj loje, sepse nuk na duhen skena të tilla, pa hyrë në detaje se ka qenë apo jo organizimi i mirë nga ana e vendasve, duhet që të evitojmë skena të tilla pavarësisht se cili klub është, ngase sot jemi në sytë e botës. Jemi në vëzhgim të rreptë nga asociacioni evropian e ai botëror, sepse ka kohë që kërkojmë me ngulmë anëtarësimin në UEFA e FIFA! Prandaj, organet e FFK-së do të janë ato që do ta gjejnë edhe shkaktarin e kësaj situate dhe do të ndërmarrin masa në bazë të propozicioneve të garave! Lutem që kësi gjëra mos të përsëriten në të ardhmen, sepse vetëm e dëmtojnë futbollin. Sa i përket kampionatit, Hajvalia askush nuk mund ta quajë befasi, sepse ka një ekip të mirë dhe po dëshmon lojëra të mira çdo javë. Ka futbollistë me përvojë dhe kjo është edhe ajo që po bëjnë ata, pra janë në kreun e tabelës. Ekipet tjera duket se janë krejt të një nivelit të njëjtë ose pak dallojnë nga njëra tjetra. Mirëpo, sukseset e ekipeve krejt varen nga organizimet e klubeve financiarisht dhe kjo jep rezultatet. Ekipet që kanë mos suksese mendoj se janë edhe kriza financiare dhe jo që ka diçka tjetër. Në përgjithësi janë shtatë javë të para me mjaft befasi dhe sidomos me skuadrat që janë në kreun e tabelës, sepse për derisa është pritur që Hajvalia do të jetë në mesine tri skuadrave, nuk është pritur që Feronikeli tashmë të jetë në vendin e dytë me 14 pikë, dhe befasisht ka ngecje Prishtina e Trepça ’89 sidomos Besa. Ka edhe shumë javë deri në fund dhe mund të ketë ndryshime të mëdha. Ndaj është herët të japim konstatime, se kjo tabelë e tashme do të ndryshojë shumë, sepse i fundit ka tre pikë dhe i treti vetëm 10 pikë. Ky është treguesi më i mirë sa i vogël është dallimi në mes ekipeve elite!!!
Autori është futbollist i Dritës nga Gjilani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat