Jupa: Kastrioti më i fortë, Prishtina më e dobësuar!

Sporti

Jupa: Kastrioti më i fortë, Prishtina më e dobësuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2014 Në ora: 11:02

Besa Famiglia nga Peja, kampion në fuqi, ka pritur fitore me të lehtë në Ferizaj, por ashtu nuk i doli. Pejanët arritën fitore të zorshme dhe me vetëm dy gola dallim (31:29) kundër Kastriotit, ndeshje e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll-meshkujt. Ferizajasit me lojtarë jo edhe pa përvojë, por tek ta u vërejt përgatitja jo e mjaftueshme fizike dhe ndikojë që të mposhten nga kampioni. Ana e medaljes së ferizajasve pa dyshim ka qenë portieri Mursel Ibrahimi, i cili ishte më i merituari që skuadra e tij qe sfidues i madh i kampionit, por jo edhe të dalim me rezultat të favorshëm. Hendbollisti i Besës, Kastriot Jupa, e justifikoi fitoren e vështirë në Ferizaj, por sipas tij, më rëndësi është që morën pikë të plota. “E dinim që do të jetë vështirë, sepse Kastrioti ka krijuar ekip të fortë me lojtarë cilësorë. Ne ende nuk jemi në formën më të mirë, sepse kemi gabime të shumta në mbrojtje dhe në sulm, por besoj që këto do të mënjanohen së shpejti me kalimin e kohës”, tha Jupa, duke shpresuar se do të dominojnë deri në fund. “Sigurisht kjo fitore na tregon që edhe sivjet do të dominojmë deri në fund, sepse kemi ekipin që na siguron se titujt do të mbesin në Pejë”, tha ai. Jupa më të fortë e sheh Kastriotin se Prishtinën. “Sivjet kemi një Kastriot më të fortë por një Prishtinë më të dobësuar dhe mendoj që do të jetë e njëjta histori sikur vitin e kaluar. Sa i përket asaj se kush ishte çelësi i fitores në Ferizaj? Mendoj se konkretizimi i rasteve në pjesën e dytë, sepse në të parën kishim shumë gjuajtje të humbura po ashtu përgatitja fizike nuk ishte në nivel. Atëherë kur u deshtë më së shumti, pra në minutat e fundit ne me disa kundërsulme dhe topa të fituar në mbrojtje e kthyem ndeshjen ne favorin tonë”, tha Jupa. Besa tashmë është në kreun e renditjes me 4 pikë të mbledhura. Te femrat, Prishtina pësoi humbje të thellë (24:33) nga kampionet në fuqi, Kastrioti i Ferizajt. Kjo ndeshje u vlerësua si derbi, por as nuk i ngjasojë asaj, sepse kampioni ishte dukshëm më i mirë.

Superliga, meshkujt
Samadrexha-Kosova 26:27 (13:13)
Drenica-Vëllaznimi 30:24 (16:12)
Prishtina-Zhegra 34:28 (17:17)
Kastrioti-Besa Famiglia 29:31 (15:12)

Tabela
1. Besa Famiglia 2 2 0 0 68:61 4
2. Drenica 2 2 0 0 58:49 4
2. Kosova 2 2 0 0 58:56 4
4. Kastrioti 2 1 0 1 67:57 2
5. Prishtina 2 1 0 1 66:65 2
6. Vëllaznimi 2 0 0 2 54:61 0
7. Samadrexha 2 0 0 2 52:64 0
8. Zhegra 2 0 0 2 53:64 0
Në javën e tretë, takohen: Besa Famiglia-Samadrexha, Zhegra-Kastrioti, Vëllaznimi -Prishtina dhe Kosova-Drenica.

Femrat

Prishtina-Kastrioti 24:33 (11:13)
Trepça-Kosova me 1 tetor
Samadrexha-Vëllaznimi 21:25 (10:11)
Istogu-Shqiponja 17:27 (8:14)

Tabela

1. Vëllaznimi 2 2 0 0 61:31 4
2. Kastrioti 1 1 0 0 33:24 2
3. Samadrexha 2 1 0 1 54:53 2
4. Kosova 1 1 0 0 30:25 0
5. Drita 1 0 0 1 25:30 0
6. Shqiponja 2 1 0 1 55:50 2
7. Trepça 1 0 0 1 10:36 0
8. Prishtina 1 0 0 1 24:33 0
9. Istogu 1 0 0 1 17:27 0
Në javën e tretë, takohen: Shqiponja –Prishtina, Vëllaznimi –Istogu, Kosova-Samadrexha dhe Kastrioti- Drita. Trepça pushon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat