Sampdoria triumfon në derbin e Lanternas ndaj Genoas

Sporti

Sampdoria triumfon në derbin e Lanternas ndaj Genoas

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 22:51

Supergoli i Gabbiadinit i jep Sampdorias fitoren më të vyer, suksesin në ndeshjen e Gjenovas, një fitore që vlen shumë më tepër se tre pikët për Dorjanët, e arritur ndaj Griffonëve të Genoas rivalëve të përjetshëm ndërqytetas.

Ishte një mbrëmje speciale ndryshe nga të tjerat në Marassi, luhej derbi i Lanternas, ndeshja mes Genoas e Sampdorias që përbën një nga takimet më të ndezura të futbollit italian. E denjë për historikun dhe atmosfera prej drithërimash në Marassin e mbushur plot, me tifozeritë që demonstruan koreografitë respektive para vërshëllimës duke nxitur skuadrat e tyre. Në fushë Mihajlovic te Sampdoria rreshtonte një 4-3-3 sulmues, me Okakan të mbështetur përpara nga Eder dhe Gabbiadini, formacioni klasik 3-4-3 për Genoan e Gasperinit që zgjidhte nga minuta e parë Pinillan duke lënë Matrin në stol, përkrah tij Perotti e Kucka. Kuptohej menjëherë rëndësia e ndeshjes për dy skuadrat me 4 faulle që në dy minutat e para, dhe ndeshjen e luftuar por pa shumë raste para portave. Eder provoi finalizimin e parë në të 19 i shërbuer nga Okaka, por Perin nuk e la veten të surprizohej nga trajektoria e brazilianit. E menjëhershme përgjigja e Genoas vetëm 1 min. më vonë me Pinillan, me kilianin që devijoi krosimin e Perotit drejt portës duke gjetur gati Vivianon.

Nuk kishte shumë raste me dy skuadrat më të impenjuara për t’i dhuruar betejë njëra-tjetrës edhe në planin fizik, në mesin e fushës. Sampdoria ju afrua golit në minutën e 42 me Gabbiadinin që hodhi topin në zonë dhe Pinillan që e devijoi në sparkatë me topin që shkoi pranë shtyllës duke rrezikuar autogolin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe vetëm 74 % të pasimeve të realizuara, përqindja më e ulët për një pjesë në këtë fillim të Serie A, cka demonstron tensionin që përcillte derbi te lojtarët që nuk mundën të krijonin shumë edhe në pjesën e dytë, deri sa 15 minuta nga fundi i kohës së rregullt erdhi momenti i Gabbiadinit. Goditje dënimi e 22 vjecarit që nuk u devijua nga askush dhe shkoi drejt e në portë pranë shtyllës së dytë. 1-0 për Sampdorian , me euforinë e cmendur që pushtoi Marassin, duke filluar nga presidenti Ferrero në tribunë, tifozët e deri te festimi si urugan i futbollistëve të cilit nuk mund t’i shpëtonte as fotografi në kufirin e fushës. Rezultati nuk ndryshoi, me të vetmin rast të Genoas në të 84 nga i sapo futiri Iago Falque që ishte në pozicion të parregullt dhe triumfi këtë herë ishte i gjithi i Sampdorias që thellon avantazhin në derbin e 78 i Lanternas, janë 27 fitoret e dorjanëve, 24 ato të Genoas dhe 26 barazimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat