Ronaldo te Man. United, Ferguson në sulm për ta bindur

Sporti

Ronaldo te Man. United, Ferguson në sulm për ta bindur

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 22:48

E ardhmja e Cristiano Ronaldos ka qenë në qendër të vëmendjes së mediavie britanike gjatë javëve të fundit. Janë zbuluar madje edhe shumat marramendëse që duhe të paguajë Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez, që në asnjë rast nuk e mohuar dëshirën për t’u rikthyer në Old Traford. Ne botimin e kësa të diele, e përditshmja Metro, zbulon se për ta bindur 29-vjecarin është hedhur në sulm edhe Sir Aleks Ferguson, që i ka telefonuar të 7 i Los Blancos e admiron.

72-vjecari në vitin 2003 e bleu nga Sportingu i Lisbonës, duke patur një ndikim të madh në formimin e tij si futbollist, ndaj ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin për ta veshur sërish me fanellën e kuqe të United. Nuk është e rastësi që tifozët e “djajve” kishin kontraktuar një charter për të qenë të pranishëm në sfidën mes Villarealit dhe Realit të Madridit, duke i kërkuar Ronaldos rikthimin në Old Traford. Drejtuesit e United janë të gatshëm të investojnë deri 200 milionë euro për blerjen e luzitanit, që do të përfitonte 600.000 euro në javë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat