PSV ndalet në transfertën e Heereenven

Sporti

PSV ndalet në transfertën e Heereenven

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 22:26

PSV Eindhoven ndalet në transfertën e Heerenven duke i lejuar Ajaxit që ta barazojë me 15 pikë në krye të klasifikimit. Skuadra e drejtuar nga Phillip Cocu zhvilloi një 90 minutësh për t’u harruar në “Abe Lenstra Stadion” ku u mund 1-0 nga Heereenven që tregoi më shumë karakter në fushë. Miqtë nga Eindhoven sulmuan zonën kundërshtare që në fillim, madje vendasit nuk u dorëzuan as në minutën e 33-të kur Marzo la fushën e lojës me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në minutën e 69-të Brenet la fushën e lojës duke barazuar forcat në fushën e blertë.

Goli i parë dhe i vetëm i takimit u shënua nga Sinkgraven në minutën e 79-të pasi mesfushori holandez kaloi mbrojtësin kolumbian, Arias. Pavarësisht tentativave, PSV nuk arriti të shënonte golin e barazimit, duke lënë kështu pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në përballjet e tjera të ditës së dielë, Groningen kaloi 1-0 Willem Tilburg, Twente fitoi 3-1 ndaj Utrecht, ndërsa Excelsior nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Cambuur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat