Fitore për Frankfurt e Augsburg

Sporti

Fitore për Frankfurt e Augsburg

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 21:58

Edhe pse vinte në këtë sfidë si skuadra e fundit e tabelës, Hamburgu ishte skuadra më e kthjellë në fillimin e takimit.

Goli i mrekullueshëm i Lucas Piazon i dhuron tre pikë Eintracht Frankfurt dhe ndëshkon njëherazi me disfatën në shifrat 2-1 Hamburgun në ndeshjen që mbyllte javën e 6 të Bundesligës.

Edhe pse vinte në këtë sfidë si skuadra e fundit e tabelës, Hamburgu ishte skuadra më e kthjellë në fillimin e takimit, por pavarësisht dominimit në zotërimin e topit trupa e Josef Zinnbauer vuante për të penetruar në mbrojtjen e Frankfurtit me miqtë që thyenin që në mesfushë inisiativat e Hamburgut. Dështimi i Hamburgut për të shënuar solli dhe një rekord të padëshiruar për këtë skuadër, atë të Bochumit që nuk kishte shënuar për 474 minuta në fillimin e sezonit 1979-1980. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44 me Haris Seferovic që kundër tendencës së lojës kaloi Frankfurtin në avantazh pas krosimit nga e djathta të Tomothy Chandler.

Në minutën e 58 Nicolai Myller barazoi duke shënuar golin e parë të këtij sezoni me Hamburgun duke i dhënë fund një periudhe prej plot 507 minutash pa gol për skuadrën e Zinnbauer duke bërë që të shpërthenin në eufori 47 mijë fansat në “Imtech Arena”. I shtyrë nga entuzazmi i tyre, Hamburgu kërkoi fitoren, por ndërsa ndeshja ishte duke shkuar drejt barazimit, në minutën e fundit të kohës së rregullt, erdhi dhe goditja sensacionale e të riut brazilian Piazon, për t’i dhënë trepikëshin skuadrës së Tomas Schaaf, dhe lënë Hamburgun në fundin e tabelës me vetëm dy pikë pas 6 ndeshjes.

Në takimin tjetër të së dielës së Bundesligës një penallti e Paul Verhaegh në pjesën e parë ishte mjaftueshëm për t'i dhënë Augsburgut fitoren 1-0 ndaj Hertha Berlin. Në minutën e 26 Raul Bobadilla u rrëzua në tokë në duelin me portierin e Hertha Thomas Kraft, i cili e pati të pamundur për të ndalur kapitenin e Augsburgut, Verhageh në duelin nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat