Southampton përmbys dhe eliminon Arsenalin nga kupa (VIDEO)

Sporti

Southampton përmbys dhe eliminon Arsenalin nga kupa (VIDEO)

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 23:20

Southamptoni ka mposhtur Arsenalin në Emirates Stadium me rezultatin 1-2, duke e eliminuar nga League Cup.

Alexis Sanchez kaloi Arsenalin në avantazh që në minutnë e 14, por pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët e përmbysën rezultatin.

Fillimisht, Dusan Tadic barazoi nga penaltia (20’) dhe pastaj Nathaniel Clyne shënoi për epërsinë e mysafirëve (39’).

Ekipi i Arsene Wenger nuk arriti që të bënte diçka në pjesën e mbetur të takimit, ashtu që u përjashtua nga Kupa e Ligës.

Në fazën tjetër është kualifikuar edhe Stoke City në dëm të Sunderlandit.


Arsenal 1-2 Southampton ourmatch.net by ourmatch

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat