"Mbreti' Ronaldo, katër gola (VIDEO)

Sporti

"Mbreti' Ronaldo, katër gola (VIDEO)

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2014 Në ora: 22:03

Futbollisti Cristiano Ronaldo është i pamëshirshëm për skuadrat rivale. Ai bëri mrekulli në takim kundër Elches, duke realizuar katër gola dhe siguruar fitoren skuadrës së tij me rezultat 5:1, në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit spanjoll. Ronaldo me shokë ishin të pandalshëm dhe mbushën rrjetën e rivalit. Brenda tri ditëve Reali realizoi dy fitore radhazi dhe me rezultat bindës. E mundi me 8:2 La Coruna-n, ndërsa sonte edhe Elchen me 5:1. Futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo e pati fjalën e tij dhe me mjeshtritë që tregoi në fushë e sakatoi rivalin. Albacar në minutën e 15-të realizoi nga penalltia për 0:1 për mysafirët dhe nuk vonoi shumë vendasit barazuan. Në minutën e 20-të, Gareth Bale e hapi serinë e golave pas asistimit të James Rpodriguez. Pas kësaj komandën e merr kush tjetër, pos Ronaldos që luajti si macja me miun me rivalin. Ronaldo sundonte si mbret në fushë dhe shënoi katër gola. Në minutën e 27-të Ronaldo nga penalltia qe i pagabueshëm dhe kaloi në epërsi 2:1 kampionin evropian. Marcelo me dinakërinë e tij asistoi deri të Ronaldo dhe ky shënoi për 3:1 pikërisht në minutën e 32-të. Sërish penallti për madrilenët. Ronaldo merr përgjegjësinë dhe shënon për 4:1 në minutën e 82-të. Dhe prapë Ronaldo shënues duke e kompletuar epitetin e shënuesit të katërfishtë. Gareth Bale në minutën e 90+2 asistoi dhe Ronaldo finalizon për 5:1. Reali tashmë ngjitet në vend të katërt me 9 pikë dhe ka goldallimin rerkord 18:9 dhe tri pikë më pak se Barcelona, kryesues, e cila ka një ndeshje më pak.


Real Madrid vs Elche CF 5 -1 All Goals HD La... by lancepremium

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat