Benitez largon dyshimet: Jemi “OK”!

Sporti

Benitez largon dyshimet: Jemi “OK”!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 21:55

Trajneri spanjoll i Napolit, siguron se marrëdhëniet e tij me presidentin De Laurentiis janë të mira, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë.

Rafa Benitez nuk ndihet aspak i shqetësuar përsa i përkët pozicionit të tij pas startit të keq të sezonit. Trajneri spanjoll i Napolit, siguron se marrëdhëniet e tij me presidentin De Laurentiis janë të mira, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë sidomos për humbjet me Kievon dhe Udinezen.

"Ne kemi besim se mund të zhvillojmë një seozn të mirë. Kemi humbur dy ndeshje të cilat duhet t’i fitonimin, shifrat janë këto dhe nuk mund t’i ndryshojmë, por po punojmë shumë dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi luajtur mire, por kemi humbur, për këtë arsye jam i mërzitur, por nga ana tjetër jam 100% i sigurtë që skuadra është mirë".

Rafa ka një mezazh edhe për tifozët, të cilët janë të zhgënjyer me rezultatet.

"Kur tifozët na qëndrojnë pranë, skuadra luan shumë më mirë dhe me besim. Dua t’i falenderoj për qëndrimin e tyre dhe duhet të ecim përpara të gjithë bashkë".

Gjithsesi 54-vjecari e humbet qetësinë kur pytet për rotacionin në formacionin bazë.

"Më parë duhet të kuptojmë se cfarë do të thotë rotacion, sa ndryshime na duhen? Një, dy, tre apo katër? Ma thoni ju, pastaj flasim për këtë temë. Nëse fitojmë, rotacioni është perfket, nëse humbasim, i gabuar".

Benitez kujtoi se Napoli i tij është skuadra e dytë me përqindjen më të madhe të kontrollit të topit në gjysmëfushën kundërshtare, por që ka nevojë të përmirësohet në fazën mbrojtëse, pasi pëson gola të thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat