Kujt do t’ia dorëzojë materialin, FFK-së apo arkivit të Kosovës?

Sporti

Kujt do t’ia dorëzojë materialin, FFK-së apo arkivit të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2014 Në ora: 19:21

Flet për gazetën kombëtare “Bota sot” sekretari i parë i përgjithshëm i FFK-së (1991-95), Sejdi Mërkoja (3)
Periudha e vitit 1991-99 kurrë nuk do të (harrohet) shlyhet nga kujtesa e shumë veprimtarëve sportivë, donatorëve, sportistëve shqiptar të Republikës së Kosovës, që kontribuuan e sakrifikuan edhe jetën për të mbajtur gjallë sportin. Ishte periudhë e rëndë, kohë okupimi, kur regjimi kriminal serb nuk lejonte sportistët tanë as në fusha të improvizuar të zhvillojnë aktivitetet sportive. Regjimi gjakatarë serb uzurpoi objektet sportive, përndoqi, rrahu, arrestoi, burgosi e vrau sportistët shqiptarë dhe përdori dhunë të shfrenuar ndaj popullit shqiptar të Kosovës! Sejdi Mërkoja, sekretar i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-95), është i habitur edhe me sjelljet e drejtuesve të FFK-së së tashme. Ai tha: “Pasi është botuar një reagimi i imi te Reagimet Sportive në gazetën ‘Bota sot’, një zyrtar i FFK-së, më ka thënë se kinse po e kërkojnë materialin në FFK, pa dhënë kurrfarë sqarimin”!
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)
Në numrin e 25 shtatorit do të lexoni: A bie faji kryekëput të të gjithë ish-drejtuesit e FFK-së dhe kësaj të tashmes (nga gushti 1999 e këndej) për mos anëtarësim të FFK-së në UEFA e FIFA? Pse FFK-ja është dashur të jetë më syçelë në bisedimet e treshes: FIFA-FSS-FFK? Çfarë thotë për Sabri Hashanin, dhe kryetarin e tanishëm të FFK-së, Fadil Vokrri? Pse ka ngecur futbolli? Sa klube ishin pas lufte e sa sot? A është dashur FFK-ja të gjej njerëz në diasporë për lobim? Ku ishte gabimi më i madh?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat