Tifozët e motivojnë

Sporti

Tifozët e motivojnë

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 18:18

Diego Simeone, trajner i kampionit në fuqi, Atletico Madridit, tha se tifozët e motivojnë. Ai shprehet optimist për sfidën e nesërme kundër Almerisë, e cila është e vlefshme e javës së pestë e kampionatit spanjoll. Ai kujton se kontestimet tifozërisë e motivojnë më shumë dhe sidomos vërshëllimat e publikut në Vicente Calderon në momentin e zëvendësimit të Griezman në sfidën me Celta Vigon, të cilat nuk e kanë dëshpëruar aspak. “Reagimi i publikut ishte spontan, dhe pikërisht këto sjellje i vlerësoj më shumë në këtë jetë. Më duket i respektueshëm dhe i pranueshëm çdo reagim që mund të kenë tifozët. Për mua reagimet spontane janë shumë të mira, sa më shumë të vërshëllejnë, aq më shumë motivojnë për të fituar. Unë jam i hapur për gjithçka. Sezonin e kaluar u vlerësuam për atë që arritëm dhe shpresoj që edhe këtë sezon të ruajmë vazhdimësinë”, ka thënë Simeone. Ai flet me respekt për ekipin e Almerisë, por shpreson në pikë të plota pas atij barazimit si vendas 2:2 me Celta Vigon. “Sezonin e kaluar Almeria meritoi shumë respekt, është një skuadër e fortë në lojën në ajër si dhe luan me shumë kujdes prapa”, ka thënë Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat