A po ndahet me Ferrarin?

Sporti

A po ndahet me Ferrarin?

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:46

Kriza e rezultateve te Ferrari duket se po përforcohet tashmë edhe në marrëdhëniet me pilotët. Pas Çmimit të Madh të Singaporit, drejtuesit e kokëkuqes ngritën shumë dyshime me deklaratat e tyre për të ardhmen e spanjollit, duke theksuar se spanjolli do të qëndrojë në skuadrën e tyre, por vetëm për momentin. Një qëndrim ky i Ferrarit jo shumë bindës, aq më tepër që dhe vetë Alonso është shfaqur i bezdisur nga pyetjet për të ardhmen e tij. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, skuadra nga Maranello i ka ofruar pilotit Italian të marrë në konsideratë një projekt afatgjatë, që parashikon një makinë fituese, por jo tani por pas dy ose tre vjetësh. Alonso aktualisht 33-vjeçar nuk është dakord dhe dëshiron një makinë konkurruese. Fakti që ka një klauzolë largimi në rast se nuk i ofrohet një njëvendëshe fituese, mund t’ja bëjë shumë të thjeshtë largimin spanjollit në fund të sezonit. Ofertat nuk mungojnë, me Mclaren që qëndron në pole-position dhe pse duhet parë nëse bashkëpunëtori i ri i anglezëve Honda, do të jetë në gjendje apo jo t’i ofrojë spanjollit makinën e dëshiruar. Gjithsesi gjasat janë që 33-vjecari të jetë në vitin e tij të fundit të kokëkuqja, dhe deklaratat se në marrdhëniet e tij me Ferrarin nuk ka ndryshuar asgjë tashmë nuk pinë më ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat