Serbia e frustruar nga ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës

Sporti

Serbia e frustruar nga ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:20

Serbia është në panik të madhe nga ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës. Ata janë të frustruar nga pranimi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën e Hendbollit Evropian. Tashmë janë në panik e të dramatizuar edhe nga zhvillimet e reja në shtetin e Republikës së Kosovës, sepse tani pritet të bëhet edhe anëtarësimi i federatave tjera sportive në ato evropiane e botërore. Serbët po mundohen në të gjitha mënyra të bëjnë pengesa, por kjo do të jetë një betejë e humbur e tyre si humbën me FHK-në. Ministria e sportit e Serbisë dhe strukturat e tjera të saj, janë duke u mobilizuar për të bllokuar anëtarësimet e reja të Federatave sportive të shtetit të Kosovës në ato evropiane e botërore. “Shteti i Serbisë seriozisht merret me çështjen e pranimit të organizatave kosovare të sportit në radhët organizatave evropiane e botërore të sportit”, raporton një farë portali serb, “Kurir”. “Ministria e sportit dhe rinisë me kujdes përcjell situatën dhe do të reagojë në përputhje me politikën shtetërore”, thuhet nga Ministria e sportit e Serbisë. “Do të kujdesemi për interesin e sportistëve dhe interesin tonë nacional. Federata e Hendbollit e Serbisë bëri çmos që ishte në fuqinë e saj. Për hapat tonë të mëtutjeshëm opinioni do të informohet”, raporton ky farë portali “Kurir”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat