A krahasohet Gotze me Riberyn?

Sporti

A krahasohet Gotze me Riberyn?

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 14:58

Presidenti i nderit i Bayernit të Munihut, Franz Beckenbauer, tha se nuk mund të krahasohet futbollisti Mario Gotze me Franck Riberyn. Që të dytë janë futbollistë të Bayernit dhe janë dy lojtarë të ndryshëm, kështu që Beckenbauer nuk e sheh Gotzen zëvendësuesin ideal të Riberyt. Duhet theksuar se skuadra bavareze në vitin 2013 u desh t’i paguajë 37 milionë euro Dortmundit për shërbimet e Gotzes. Në edicionin e tij të parë me bavarezët 22-vjeçari gjerman zhvilloi në të gjitha garat 44 ndeshje, ku shënoi edhe 15 gola. “Thjeshtë një lojtar si Ribery nuk mund të kopjohet. Ai dhe Gotze janë totalisht dy futbollistë të ndryshëm. Ribery përpiqet gjithmonë t’i hapë mbrojtjet për të krijuar ato hapësira që i japin mundësi atij të jetë një për një me një kundërshtar, duel që ai e fiton gjithmonë. Sa i përket Gotzes ai është një lojtar që është përshtatur shumë mirë me filozofinë e trajnerit tonë Pep Guardiola. Mario Gotze është gjithmonë në kërkim të pasimit fitues që mund t'i japë mundësi skuadrës të shënojë. Lëviz shpejt me topin dhe për mendimin tim ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin. Ne jemi të lumtur që kemi në skuadër dy futbollistë si Gotze dhe Ribery, pasi me ata të dy në ekip kemi më shumë opsione në fazën sulmuese”, ka thënë Beckenbauer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat