Behrami tregon se ku kanë bërë gabime!

Sporti

Behrami tregon se ku kanë bërë gabime!

Nga: K.Goca Më: 23 shtator 2014 Në ora: 12:00

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami, ndryshe anëtar skuadrës së Hamburgut, tha për të përditshmen prestigjioze gjermane, “Bild”, se bënë gabime në ndeshjen me Hannoverin dhe Paderbornin, ku iu kushtuan me humbje. Hamburgu në katër ndeshje ka vetëm dy barazime dhe ka pësuar dy humbje, duke u klasifikuar në vend të 17-të në Bundesliga I. Hamburgu pas dy humbjeve radhazi: si vendas 3:0 nga Paderboni dhe si mysafir 2:0 nga Hannoveri, më në fund si vendas barazoi 0:0 me kampionin në fuqi, Bayernin e Munihut. “Bëmë shumë gabime kundër Paderbornit dhe Hannoverit. Kjo është arsyeja pse kemi humbur. Kundër Bayernit ne të gjithë kemi punuar e vepruar së bashku. Ky duhet të jetë prioriteti ynë në këtë moment. Nëse e bëjmë këtë, ne mund të arrijmë diçka. Nëse jo, ne nuk kemi gjasa. Vetëm me cilësi individuale, ne nuk mund të ekzistojmë”, ka thënë mes të tjera Behrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat