Ja kush e shtyri të largohet nga Liverpooli!

Sporti

Ja kush e shtyri të largohet nga Liverpooli!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 11:14

Futbollisti Daniel Agger ka treguar edhe disa nga arsyet që e kanë shtyrë të largohet nga gjiganti anglez, Liverpooli. Ai tha se nuk ka pasur rrugë tjetër pos që të merr vendimin e largimit nga ky kolektiv dhe shkaktar ka qenë trajneri Brendan Rodgers. Ai pastaj vendosi të nënshkroi për skuadrën daneze, Brondby për tre milionë funte gjatë verës. “Më lejoni ta them kështu: unë dhe trajneri nuk ishim në të njëjtën faqe për gjithë sezonin e kaluar. Për shumicën e sezonit, së paku. Kishte një distancë në mes nesh dhe për mua kjo ishte e mjaftueshme. Nuk u ndjeva se ai i vlerësonte gjërat me të cilat unë kontribuoja. Dhe kur ndjehesh kështu, atëherë është koha të ecësh tutje”, ka thënë Agger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat