Valencia e ka të lehtë me Getafen

Sporti

Valencia e ka të lehtë me Getafen

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 00:35

Valencia me 3 fitore dhe një barazim në 4 javët e para, mund të ëndërrojë një mision si ai i Atleticos sezonin e kaluar.

Valencia fluturon në këtë sezon të ri të La Ligas, skuadra e drejtuar nga Nuno Espiririto Santo thyen madje dhe tabunë transfertë më një fitore komode 3-0 ndaj Getafes për t’u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit me 10, pikë po aq sa Sevilla dhe vetëm dy më pak se Barca kryesuese. Parashikimet nuk ishin të lehta në vigjilje të sfidës në Coliseum Alfonso Perez, aty ku Getafe kishte fituar 3 ndeshjet e fundit ndërsa Valencia pavarësisht se nuk humbiste prej 4 takimesh nuk kishte fituar në asnjë nga 5 ndeshjet e fundit larg Mestallas, por dyshimet filluan të shuhen shumë shpejt, pas vetëm 7 minutash Valencia ishte në avantazh falë Paco AQlcaser që bëri më të mirin në asistin e Rodrigo Morenos duke cuar topin në rrëshkitje drejt rrjetës.

Shpresat e Getafes për të rikuperuar morrën një tjetër goditje në minutën e 20 me Alcacer që këtë herë shërbeu për Andre Gomes i cili vuri fitoren në kasafortë me të djathtën e tij nga brenda zonës. 2-0 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e pjesës së parë me Getafen që vuajti mangësitë në mbrojtje, të cilat nuk arriti t’i evitonte edhe në pjesën e dytë. në minutën e 71 Naldo rrëzoi Sofiane Feghopuli brenda zonës dhe për arbitrin nuk kishte dyshime, 11 metërsh. Nga pika e bardhë Rodrigo mposhti Guaitan për golin e 3-0, por me sa duket u deh nga euforia e golit, duke marrë urdhërat e marshimit jashtë fushe vetëm një minutë më vonë pasi meritoi kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje krejtësisht të panevojshme. Gjithsesi për Valencian vijoi të ishte një mbrëmje e qetë, aq sa tifozët e Getafës nisën të lënë stadiumin para përfundimit të ndeshjes, me skuadrën e Contra që la fushën pas një ndeshje totalisht zhgënjyese, ndërsa Valencia me 3 fitore dhe një barazim në 4 javët e para, mund të ëndërrojë një mision si ai i Atleticos sezonin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat