Barbara Berlusconi motivon Milanin

Sporti

Barbara Berlusconi motivon Milanin

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 21:54

Barbara u shpreh se pavarësisht fitores Juventusi nuk është se ka shumë diferenca me Milanin.

Humbja me Juventusin e prishi disi qetësinë në shtëpinë e Milanit me presidentin Silvio Berlusconi që menjëherë pas kësaj sfide thumboi trajnerin Filippo Inzaghi me një batutë:”Unë mund të shkoj sërish në Milanello por është e kot pasi askush nuk bën atë që them unë” ishte kjo përgjigjja e numrit të Milanit ndaj një gazetari që e pyeti se a do të shkonte sërish në qëndrën stërvitore të Milanit edhe pas disfatës me kampionët e Italisë. Por në ndryshim nga Berlusconi administratorja e klubit kuqezi dhe e bija e presidentit nuk e sheh gjithçka gri pas humbjes brenda në San Siro 0-1 përballë Juves.

Në një intervistë Barbara Berlusconi u shpreh se pavarësisht fitores Juventusi nuk është se ka shumë diferenca me Milanin. Sipas administratores së Milanit në ndryshim nga sezoni i kaluar këtë vit Serie A është më e balancuar dhe të gjitha skuadrat mund ti hapin punë bardhezinjëve të Allegrit. Në vijim të intervistës Barbara Berlusconi theksoi se Milani edhe pse kishte përballë një skuadër shumë të fortë nuk u dorëzua deri në sekondën e fundit të ndeshjes. Edhe pse administratorja e pranoi se prej entuziasmit të madh që ishte krijuar në shkallët e San Siros do të ishte dicka shumë e bukur që Milani të kishte dalë me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë. Më pas Barbara vlerësoi edhe trajnerin Pippo Inzaghi që sipas saj i ka dhënë një fizionomi tjetër skuadrës. 30-vjecarja shtoi se trajneri i ri me entuziasmin që përcjell shumë shpejt do ta ngrejë Milanin në maja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat