Majlinda fillon përgatitjet pas Botërorit

Sporti

Majlinda fillon përgatitjet pas Botërorit

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:37

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, ka filluar përgatitjet pas disa ditëve pushimi. Majlinda që shkëlqeu në Rusi dhe fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, është tejet e motivuar. “Sot në stërvitje pas pauzës nga Botërori fillojmë me përgatitje, momentalisht në Itali ku do të kemi stërvitje në disa klube në Udine, Ancona, në të cilën do të jemi për disa ditë”, shkruan në rrjetin social facebook, Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat