Mërkoja: FFK-ja e ka argumentin për UEFA-n! (Dokument)

Sporti

Mërkoja: FFK-ja e ka argumentin për UEFA-n! (Dokument)

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:31

Cila është ndeshja e parë historike për Mërkojën dhe përbërja e parë që u paraqit për kombëtaren e Kosovës.

Sejdi Mërkoja, sekretari i parë i FFK-së (1991-95) insiston se Federata e Futbollit e Kosovës tashmë e ka argumentin e fuqishëm që të kërkojë me ngulm pranimin me të drejta të plota në asociacionin më të lartë evropian, UEFA. Ai tha se kërkesa është dorëzuar për pranim në UEFA në vitin 1992 dhe e cila ishte protokolluar në at periudhë nga UEFA-ja. Sipas tij, FFK-ja e tashme duhet të kërkojë nga UEFA kërkesën e FFK-së së asaj kohe që është protokolluar dhe shqyrtuar në kohën kur ishte president i UEFA-s, Lenard Johannson dhe sekretar i përgjithshëm, Gerhard Aigner. Mërkoja thotë se kërkesa e protokolluar dhe e shqyrtuar është në arkivin e UEFA-s dhe për atë duhet zyrtarët e FFK-së të kërkojnë më ngulm atë, e cila do t’i ndihmonte shumë dhe do të ia hapte rrugën për anëtarësim në shtëpinë më të madhe evropiane. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)
Në numrin e 24 shtatorit do të lexoni: A e ka kërkuar FFK-ja e tashme nga UEFA kërkesën e FFK-së së vitit 1993? A do t’ia dorëzojë materialin e FFK-së së asaj kohe FFK-së së tashme? A e ka kontaktuar ndokush nga FFK-ja Mërkojën për materialin e asaj kohe? A është i hidhëruar Mërkoja në FFK-në e tashme? A ishte Prishtina nismëtare e pavarësimit të futbollit të Kosovës?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat