Të sakatuar në dy anët!

Sporti

Të sakatuar në dy anët!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:11

Edicionin e kaluar shumëkush e lakmonte klubin e futbollit Ferizaj si për organizim, për financa por edhe për anën e përforcimeve me futbollistë dhe për rivalitetin që bëri në elitë. Kjo nuk zgjati më shumë se një kampionat dhe Ferizaj është në situatë të rëndë, si rrjedhojë e kësaj janë fundosur në tabelë (në vend të 12-të) me tre pikë të mbledhura. Mbrojtësi ferizajas, Dardan Çerkini, tha se nuk po iu shkon në gjashtë javët e para! “Mendoj që është ‘loja shumë e dobët’ nga ana jonë dhe nuk po mundem me gjet formën më të mirë në gjashtë ndeshje, ku kemi vetëm tri pikë. Kjo tregon se Ferizaj mund të bjerë nga elita, megjithatë, shpresoj në një organizim e motivim më të madh të gjejmë forcë që të ikim nga pozita e fundit”, tha Çerkini.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat