Puna u krye, tash duhet mobilizim!

Sporti

Puna u krye, tash duhet mobilizim!

Nga: Shkruan: Dervish Berisha Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:10

Reagimet sportive

I madh dhe i vogël iu gëzuan lajmit për Federatën e Hendbollit të Kosovës, e cila më 20 shtator në Dublin të Irlandës, u pranua me të drejta të plota në Federatën e Hendbollit Evropian! Puna u krye sa i përket pranimit me të drejta të plota dhe tash na mbetet mobilizimi në përgjithësi, që të bëjmë një kombëtare kompakte dhe klubet të organizohen edhe më mirë në ngritjen e nivelit! Me plotë gëzim e pritem lajmin që hendbolli është pjesë e barabartë me shtetet e tjera evropiane. Ky ishte lajmi më i miri për Kosovën në përgjithësi. Kosova në hendboll merr pjesë si çdo shtet tjetër me të drejta te plota dhe pashë shumë njerëz që po i urojnë njëri-tjetrit për këtë mrekulli e histori sportive! Është federata e parë nga sportet kolektive në vend që u anëtarësua në arenën ndërkombëtare, duke iu falënderuar punës së palodhshme të ish- kryetarit të FHK-së, z. Mexhit Devaja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat