Anëtarësimi në EHF i rrit edhe obligimet!

Sporti

Anëtarësimi në EHF i rrit edhe obligimet!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2014 Në ora: 19:07

Lajmi për pranimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF) ka gëzuar të gjithë në Kosovë jo vetëm sportistët. Është hapur një dritare e re dhe të gjithë shpresojnë se pas hendbollit edhe federatat e tjera kolektive do të shkojnë kësaj rruge të ndërkombëtarizimit. Ish-hendbollisti i mirënjohur, Florim Haxhimusa, tha se pranimi i FHK-së në EHF, është një hap shumë më rëndësi për sportin në përgjithësi në Kosovë. “Ky është një hap shumë i madh dhe pozitiv për hendbollin dhe për sportet tjera në Kosovë, sepse tani i kanë dyert më të hapura në arenën ndërkombëtare. Për hendbollin është një privilegj, por edhe për FHK-në, njëkohësisht punëtorëve sportivë iu duhet një angazhim shumë më i madh që të jemi sa më të organizuar me lojëra si në vend po ashtu edhe jashtë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat