Ja si e zien ajvarin basketbollistja më e mirë në vend

Sporti

Ja si e zien ajvarin basketbollistja më e mirë në vend

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2014 Në ora: 18:13

Basketbollistja më e mirë e Kosovës, Valbona Bytyçi, i shkon për shtati e për fytyre edhe punët si amvise por edhe të kuzhinieres. Anëtarja e kombëtares së Kosovës dhe e fitueses së Kupës së Kosovës, në kohën kur është e lirë nuk përton të zien ajvarin dhe ia ka edhe zanat. Ajo shihet në fotografi duke zier ajvarin midis oborrit në një kazanë të madh. Në pyetjen të drejtuar asaj, a më vështirë është të luash basketboll apo të ziesh ajvar, ajo përgjigjet: “Basketboll është më lehtë, se sa të ziesh ajvar. Edhe punën e kuzhinieres nuk përtojë ta kryejë sepse e kam për qejfi”, tha Valbona. “Këtë ajvar e kam zier dhe duket e kam kryer punën mirë. E kam traditë dhe më shkon përdore”, tha basketbollistja pejane. “Edhe pse jam më e mira në Kosovë, edhe pse jam edukatore, edhe pse jam e fejuar, unë jam një vesvese, ku shtëpija ime është si barnatore ne aspektin e pastërtisë, edhe kuzhina me pëlqen po më lehtë është me luajtur”, tha Valbona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat