Serbët, frikë nga “Plisat”

Sporti

Serbët, frikë nga “Plisat”

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:54

Paralajmërimi i grupit të tifozëve të FC Prishtina, “Plisat” se me 14 tetor do të shkojnë në Beograd për ta përkrahur përfaqësuesen e Shqipërisë në duel kundër Serbisë, i ka tmerruar serbet, ndërkohë që mediet e tyre kanë nisur të shkruajnë gjerësisht për këtë grup të tifozëve.

“Tifozët e mbledhur pas këtij grupi, i përcjellin të gjitha ndeshjet e Prishtinës, por edhe të përfaqësueses së Shqipërisë dhe janë të njohur me huliganizmin dhe trazirat që i shkaktojnë. Ata para disa ditëve gjoja janë marr vesh me Federatën Shqiptare të Futbollit, që një grup prej 1500 tifozëve ta përkrah Shqipërinë kundër Serbisë në stadiumin e Partizanit”, thuhet në gazetën “Kurir”.

Sipas tyre, “këta tifozë më shumë janë të interesuar që ta paraqiten në Beograd, të provokojnë dhe të shkaktojnë trazira në kryeqytetin e Serbisë”.

“Huliganët prishtinas janë ndër grupet më të organizuara të tifozëve në Kosovë”, thotë “Kurir”.
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviç, ka paralajmëruar edhe më herët se ndeshja me Shqipërinë do ta merr epitetin e ndeshjes së rrezikut të madh.

“Për fat apo fatkeqësi, kemi përvojë nga organizimi i ndeshjeve të tilla, kurse e fundit ishte ajo kundër Kroacisë. Jemi mësuar që ndeshjet tona nëpër grupe të marrin edhe konotacion tjetër përveç atij sportive”, thotë Lakoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat