Napolin e ka zënë ‘haku’ i shqiptarëve!?

Sporti

Napolin e ka zënë ‘haku’ i shqiptarëve!?

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:39

Napoli në tri ndeshjet e para ka një fitore e dy humbje në Serie A dhe aktualisht zënë vendin e 15-të me tre pikë të mbledhura . Skuadrën napolitane dhe trajnerin e saj, Rafael Benitez, duket se e ka zënë haku i shqiptarëve që në këto javë nuk po sheh edhe dritë të bardhë, sepse në dy javët e fundi ka dy humbje radhazi. Ata vetëm në javën e parë fituan si mysafir me 1:0 kundër Genoa, pastaj si vendas u mundën me 1:0 nga Chievo dhe të dielën në mbrëmje me rezultat identik u mposhtën edhe nga Udinese. Duket se largimi i Valon Behramit dhe Blerim Xhemailit ka lënë shumë zbrazëti në klubin napolitanë dhe në tri javët e para kanë rendimente të palakmueshme. Xhemaili u shkua në Galatasaray e Behrami në Hamburg. “Kjo ndeshje ishte nën kontroll, pastaj për shkak të një sfide të lehtë para golit ne e humbëm atë. Deri në atë moment, Rafael nuk duhej të bënte asnjë mbrojtje. Është për të ardhur keq, pasi kjo ndeshje mund të ishte fituar me kualitet, por shkoi ndryshe”, tha Benitez. Trajneri napolitan tha se patën raste madje një herë edhe qëlluan shtyllën por jo edhe të dalin me pikë. “Megjithatë, ne pamë një paraqitje ekipore këtu, pasi krijuam raste dhe po ashtu goditëm shtyllën. Unë nuk pashë ndonjë mundësi të Udineses dhe ne kishim kontroll të ndeshjes, 100 për qind. Neve na mungoi vendosmëria në sulm”, ka thënë Benitez. Napoli me 24 shtator në konak të vetin ndeshet me Palermon dhe synon tre pikë që të ikë nga pjesa e poshtme e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat