Shqiptari që po lë me gishta në gojë grekët

Sporti

Shqiptari që po lë me gishta në gojë grekët

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:18

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Pajtim Kasami, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i skuadrës së mirënjohur greke, Olympiakos Pireau, po i lë me gishta në gojë grekët në përgjithësi dhe më gjerë. Kasami në vitet e fundit kishte një aventurë të pasuksesshme sidomos sa ishte pjesë e FC Fulhamit por kalimi i tij në Olympiakos pak kush ia kishte besën se do të shndërrohet në një yll të vërtetë dhe që do të jetë edhe vendimtar për skuadrën e tij. 22-vjeçari që së fundi u ftua edhe në kombëtaren e Zvicrës nga përzgjedhësi Petkoviq, gjithnjë e më mirë po luan për Olympiakosin. Ai së bashku me futbollistin Igor (Panthrakikos), sundojnë renditjen e shënuesve me nga 3 gola në Greqi. Ai në katër ndeshje ka realizuar tri gola, shkruar portali zviceran “Blick.ch”. Ai një periudhë luajti për Fulhamin e Anglisë, por pa sukses dhe në Kupën e Botës-“Brazili 2014” nuk ishte përfshirë në 23-shen e Zvicrër (kur përzgjedhës ka qenë Hitzfeld), por e shikoi nga televizioni. Në katër ndeshje e ligës greke, Kasami, realizoi tre gola dhe së fundi asistoi e shënoi në fitoren bindëse me rezultat 3:0 kundër Verias, e cial qe si derbi i javës. Lojërat që po tregon Kasami e bëjnë kandidat serioz për njëmbëdhjetëshin e parë të Zvicrës që udhëhiqet nga Petkoviq. Ai javën e kaluar luajti edhe në Champions League, ku asistoi në golin e epërsisë 3:1 kundër Atletico Madridit. Pas javës së katërt, Olympiakos prin me 10 pikë ose ka një më shumë se Veria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat