Kur është dërguar letra e parë e FFK-së në UEFA?

Sporti

Kur është dërguar letra e parë e FFK-së në UEFA?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2014 Në ora: 19:29

Flet për gazetën kombëtare “Bota sot” sekretari i parë i përgjithshëm i FFK-së (1991-95), Sejdi Mërkoja (1)

Vitet 1991-99 kurrë nuk do të harrohet, kur populli shqiptar i Kosovës përjetoj terrorin serb. Shqiptarët u larguan nga puna, u persekutuan, u burgosën dhe u vranë nga regjimi kriminal serb. Kosova ishte okupuar nga Serbia shoviniste. Sportistët u përzunë nga objektet sportive, stadiumet e futbollit e kudo që ishin dhe u desh aktivitetet sportive t’i zhvillojnë në fusha e salla të improvizuara. Sejdi Mërkoja, sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës në periudhën 1991-95, flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke treguar për aparteidin serb dhe si i shkruan at periudhë asociacionit më të lartë evropian, UEFA, përkatësisht presidentit të asaj kohe të këtij asociacioni Lenard Johannson dhe sekretarit të përgjithshëm Gerhard Aigner. Ai tha se shkresa për pranim UEFA-s iu kanë dërguar që nga viti 1992. Sipas Mërkojës, e ka tërë dokumentacionin e asaj periudhe dhe faksimilet që iu janë dërguar UEFA-s.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat