Chelsea barazoi me kampionin

Sporti

Chelsea barazoi me kampionin

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2014 Në ora: 18:54

Ekipi i Chelseas barazoi 1:1 me kampionin në fuqi, Manchester Cityn. Skuadra që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho mbetet e pamposhtur edhe pas javës së pestë në Premier Leaguen në futboll. Chelsea ka katërt fitore e një barazim deri më tash dhe me 13 pikë kryeson renditjen. Vendasve iu komplikuan punët nga minuta e 66-të, kur Zabaleta u ndëshkua me karton të kuq për shkak të dy kartonëve të verdhë dhe në anën tjetër përfitoi skuadra e kaltër! Schurrle në minutën e 71-të shënoi për epërsinë 0:1 pas asistimit të Hazard, duke e shokuar kampionin në fuqi në vatër të vet. Trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, megjithatë, gjeti formulën ta barojnë rezultatin. Veterani Lampard në minutën e 85-të barazoi rezultatin dhe njëherësh ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Kjo është një pikë e madhe për mysafirët, ndërsa City është i gjashti me 8 pikë, kurse Chelsea kryeson me 13 pikë ose ka tri më shumë se Southampton e Aston Villa që zënë vendin e dytë përkatësisht të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat