Shala e Kryeziu triumfuan në mini-maratonë!

Sporti

Shala e Kryeziu triumfuan në mini-maratonë!

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2014 Në ora: 18:27

Në Istog u mbajt mini-maratona më moton “Të vrapojmë për një dëshirë” në atletikë, garë e organizuar për të 8-tën herë më radhë nga organizata joqeveritare “Olimpi” dhe Federata Atletike e Kosovës, me përkrahjen e MKRS-së dhe Kuvendit Komunal të Istogut. Në këtë garë morën pjesë mbi 350 garues në të gjitha kategoritë. Në mini-maratonën 13 kilometra për femrat ngadhënjeu Luljeta Shala (Llapi) me kohë të kaluar 57:07 minuta dhe të meshkujt Suad Kryeziu i klubit Rogana me kohë të kaluar 50:42 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat